Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 98

Mbillni farën e Mbretërisë

Mbillni farën e Mbretërisë

(Mateu 13:4-8)

1. Afrojuni Jah porsi skllevër,

se zemër e shpirt keni dhën’.

Në vepër si Krishti po dilni,

dhe ndiqni modelin e lën’.

Të mbillni shum’ fara, pa pasur frik’,

në zemra që të mira jan’.

Ato japin fryt e lëvdojn’ Perëndin’,

ndaj shërbeni me zell anemban’.

2. Ca fara që hedh, po shpërndahen

në zemra të forta si gur.

Aty për aty mund të rriten,

por fryte nuk kan’ për të prur’.

Kur në gjemba mbijn’, lakmia i mbyt,

se botën e parapëlqejn’.

Por fara të tjera në ca zemra hyjn’,

sepse tokën e mir’ do të gjejn’.

3. Sukses mund të kesh shum’ në vepër,

kjo shpesh do të varet nga ti.

Kur ti shfaq durim me të afërm,

në zemër një far’ mund të mbij’.

Syçel’ po të jesh, frik’ nuk do të ken’,

përshtatju secilit gjithmon’.

Do të kesh tridhjet’ a njëqindfish bekim,

kur me zemër në korrje punon.

(Shih dhe Mat. 13:19-23; 22:37.)