Kënga 122
Mijëra vëllezër
1. Me mijëra ka vëllezër,
miliona jan’ vërtet.
Jan’ dëshmitar’ të besës
dhe kan’ integritet.
Me mijëra ne jemi,
shumic’ e madhe, po!
Vijm’ nga çdo komb, nga çdo fis e gjuh’.
Jah po lëvdojm’ kudo.
2. Me mijëra ka vëllezër,
po predikojn’ ngado.
«Po sjellim lajmin e mir’»
që ta dëgjoj’ kushdo.
Mundet që stres të hasim,
kur në shërbim vazhdojm’.
Krishti freskon kë i lodhur ësht’,
paqe prej tij gëzojm’.
3. Me mijëra ka vëllezër,
të gjith’ Jah na shqyrton.
Të sigurt, në oborrin e tij
shërbejm’ gjithmon’.
Me mijëra ne jemi,
lajmin e mir’ shpërndajm’.
Po bashk’punojm’ me vet’ Perëndin’,
dhe flasim për një lajm.
(Shih edhe Isa. 52:7; Mat. 11:29; Zbul. 7:15.)