Kënga 35
Mirënjohës për durimin hyjnor
1. Ke, Jehova, fuqi pa kufi,
na parashtrove drejtësi.
Tokën, e liga e shtrëngon.
Ky hidhërim të pikëllon.
S’je i ngadalt’ si shum’ pretendojn’.
Për ligësit’ vendose të shkojn’.
Ti na dhuron shpres’ dhe besim.
Faleminderit që shfaq durim!
2. Në syt’ e tu, një mij’ vjet kalojn’,
porsi një dit’ ato mbarojn’.
Dita e madhe po agon.
Jo, nuk vonon, shpejt po marshon.
Çdo shkelje zemrën thell’ ta brengos,
kur sheh pendim, gëzimin shpalos.
Shohim me shpres’ të ardhmen ton’,
ndaj të lëvdojm’ nga zemra gjithmon’.
(Shih edhe Luka 15:7; 2 Pjet. 3:8, 9.)