Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 33

Mos u frikësoni prej tyre!

Mos u frikësoni prej tyre!

(Mateu 10:28)

1. Ti, o popull që më bindesh,

çofsh kudo një lajm të mir’!

Nga armiqt’ kurr mos ki frik’,

e dëgjoft’ çdo i dëlir’,

se rebelët e pabindur

flaku posht’ Jezui Mbret.

Satanain do ta lidh shpejt,

gjurm’ të ligu s’do të ket’.

(REFRENI)

Frik’ mos kini, o të dashur,

se në bot’ ka kundërshtim.

Vet’ kujdesem për besnikët.

Jan’ si drit’ e syrit tim.

2. Dhe pse ka armiq kudo që shpifin,

shajn’ e kërcënojn’.

Që përpiqen të gënjejn’,

të maskuar t’ju mashtrojn’.

Nga përndjekja mos u stepni,

mbrojtje vet’ po ju premtoj.

Luftëtar’, besnik’ qëndroni,

un’ fitoren plotësoj.

(REFRENI)

Frik’ mos kini, o të dashur,

se në bot’ ka kundërshtim.

Vet’ kujdesem për besnikët.

Jan’ si drit’ e syrit tim.

3. Mos u ndieni të harruar,

jam për ju forc’ dhe mburoj’.

Nëse vdekja ju rrëmben,

me furi e asgjësoj.

Mos ki frik’ nga kush vret trupin,

shpirtin s’mund ta shkatërroj’.

Qofsh besnik, përher i bindur,

se fitoren të dhuroj!

(REFRENI)

Frik’ mos kini, o të dashur,

se në bot’ ka kundërshtim.

Vet’ kujdesem për besnikët.

Jan’ si drit’ e syrit tim.