Kënga 97
Përpara, shërbëtorë të Mbretërisë!
1. I japim dëshmi çdo njeriu,
se shpejt Mbretëria vjen.
Nga zemra të afërmit duam,
ndihmojm’ që të fort’ të jen’.
Oh, çfar’ privilegji që kemi,
që Fjalën e Jah po njoftojm’.
Pareshtur vazhdojm’ predikimin.
Për emrin e shenjt’ të dëshmojm’.
(REFRENI)
Para, me guxim të predikojm’
për Mbretërin’ kudo!
Para, me besim ndaj Jehovait
ti besnik qëndro!
2. Përpara ngulmojn’ shërbëtorët.
Me sy çmimin shohin mir’.
Po ndjekin modelin e Krishtit,
me zemër të përtërir’.
Sot për Mbretërin’ po njoftohet,
një lajm’ që kushdo ta dëgjoj’.
Nga Jah marrim forc’ për shërbimin.
Asgjë s’do të na frikësoj’.
(REFRENI)
Para, me guxim të predikojm’
për Mbretërin’ kudo!
Para, me besim ndaj Jehovait
ti besnik qëndro!
3. Një mbetje dhe delet e tjera,
së bashku po përparojn’.
Të thinjur, të rinj a të reja,
me një hap përpara shkojn’.
Për ne shum’ i shenjt’ ësht’ shërbimi.
Me gjith’ zemër Jah adhurojm’.
Të denj’ qofshim për Perëndin’ ton’.
Të shenjt’, të dëlir’ të qëndrojm’.
(REFRENI)
Para, me guxim të predikojm’
për Mbretërin’ kudo!
Para, me besim ndaj Jehovait
ti besnik qëndro!
(Shih edhe Psal. 23:4; Vep. 4:29, 31; 1 Pjet. 2:21.)