Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 45

Përparo!

Përparo!

(Hebrenjve 6:1)

1. Përparo, përparo, ec drejt pjekuris’!

Të fitosh aftësi ësht’ dëshir’ e Perëndis’.

Në shërbim bëj përpjekje drejt’ cilësis’.

Shum’ bekime do të kesh.

Ndërsa merr pjes’ me zell në shërbim,

Krishtin ndjek ti kështu me besim.

Kur qëndron me Jah, nuk njeh asnjë dështim.

I patundur do të jesh.

2. Përparoj, përparoj, me guxim dëshmoj.

Lajmin e mir’ me zell te çdo lloj njeriu çoj.

Perëndin’, Mbretin tim, dua ta lëvdoj,

tek dëshmoj un’ der’ më der’.

Të më shtjer’ frik’ armiku kërkon,

nuk më spraps, shkoj përpara gjithmon’.

Lajmin se Mbretëria e Jah sundon

e njoftoj un’ kurdoher’.

3. Përparojm’, përparojm’ ne pambarimisht.

Kemi pun’ për të bër’, ecim para vazhdimisht.

Motivimi nga fryma vjen plotësisht,

dhe gëzim na zbret nga lart.

Për të gjith’ shfaqim shum’ dashuri.

Prekim zemrat kur shkojm’ përsëri.

Që të bëjn’ përparim, po ngulmojm’ tani,

Drita e Jah po ndrin qart’.