Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 3

«Perëndia është dashuri»

«Perëndia është dashuri»

(1 Gjonit 4:7, 8)

1. Dashuri ësht’ Perëndia,

dhe na fton ta imitojm’.

Qoft’ për Jah dhe për të afërm,

mirësi çdo dit’ tregojm’.

Kjo në jet’ ësht’ kryesore.

Kjo ësht’ jeta që kërkoj.

Nuk dështon kurr’ dashuria,

kur si Krishti un’ veproj.

2. Dua shum’ un’ të vërtetën,

ja pse dashuri tregoj.

Kur dështoj, nga Jah forcohem,

kjo ndihmon që ta kaloj.

Dashuria ësht’ e pastër,

xhelozi ajo nuk ka.

Plotësisht jam i vendosur

që ta shfaq me çdo vëlla.

3. Të mos më drejtoj’ mëria,

kurr’ nuk dua që ta kem.

Un’ mësoj nga Perëndia

dhe i bindur do të jem.

Pra, dua Jah dhe të afërm.

Kjo tamam ësht’ dashuri.

Do të jem gjithnjë i dashur,

porsi ty, o Perëndi!