Kënga 84
‘Po, dua!’
1. Prov’ të dashuris’ Krishti dha,
banesën e Atit kur la.
Të vërtetën tregoi,
mes nesh kur jetoi,
e veç të vërtetën na tha.
Njerëzve u dha ngushëllim,
u solli atyre shërim.
Si Mbret, Krishti besnik u tregua.
Tha me dashuri: ‘Po, dua!’
2. Sa kujdes për ne shfaqi Jah,
kur skllavin e matur na dha!
Përkrah tij po shërbejm’,
fuqit’ nuk kursejm’,
i buti shpëtim nga kjo ka.
Kush po vuan, leht’ e kupton,
kur me dashuri e trajton.
Nevojtari sot po m’u afrua,
i gatshëm i them: ‘Po, dua!’
(Shih edhe Gjoni 18:37; Efes. 3:19; Filip. 2:7.)