Kënga 106
Të fitojmë miqësinë e Jehovait
1. Me kë je mik, o Jah?
Tendën mbi kë e shtrin?
Kush të njeh mir’ e i jep besim?
Kujt i jep miqësin’?
Kush Shkrimet i zbaton,
kush të qëndron besnik,
kush ësht’ i drejt’ e kush të beson,
me ty do të jet’ mik.
2. Me kë je mik, o Jah?
Emrin e kujt pëlqen?
Kush të kënaq e të sjell gëzim?
Kush para fronit vjen?
Këdo që të larton
e bindje të tregon,
kë ndershmërin’ në zemër e mban,
mik do ta kesh gjithmon’.
3. Ankthin e hedh mbi ty,
o Jah, të dua pran’.
Me shpirt të lutem, të dua shum’,
në gjirin tënd më mban.
Një miqësi të fort’
dua me ty të kem,
mik më të madh kurr’ nuk mund të gjej,
mik me ty do të jem.
(Shih edhe Psal. 139:1; 1 Pjet. 5:6, 7.)