Kënga 72
Të kultivojmë cilësinë e dashurisë
1. O Jah, pran’ teje me lutje vij,
të kultivosh tek un’ cilësi.
Por ka më shum’ vler’ e rëndësi,
kur fryma më nxit për dashuri.
Sikur talent, mençuri të kem,
s’vlen gjë, pa dashuri po të jem.
Ndaj dashurin’ pa mas’ ta zhvilloj,
kështu qëndroj dhe ty të gëzoj.
2. Jo, vetëm mendja kurr’ nuk mjafton,
kur i gjen delet dhe i mëson.
Trego me vepra shum’ dashuri.
Me Fjalën e Jah ushqeji ti.
Ndihmon në sprova që të qëndrosh,
që barrën e rënd’ ta përballosh.
Kujto, ajo ‘në çdo gjë qëndron’,
se dashuria kurr’ nuk dështon.
(Shih edhe Gjoni 21:17; 1 Kor. 13:13; Gal. 6:2.)