Kënga 51
Të lidhemi ngushtë me Jehovain
1. Sovrani Jah nga ne nderimin meriton sot.
Në çdo gjë që bën, shfaq mir’ drejtësin’ më të plot’.
Asnjë fjal’ që tha, kurr’ e kot’ nuk do të dal’!
Të lidhemi me Jah. Asgjë s’do të na ndal’!
Atë e përkrahim. Prandaj, dobi na fal.
2. Se froni i tij të vërtetën si themel ka.
Lavdia rrethon plotësisht banesën e Jah.
I fton gjith’ të butët që të vijn’ nga çdo an’.
Të lidhemi me Jah, Atë që ësht’ Sovran.
Ia vlen adhurimi për emrin që Jah mban.
3. As qiejt më të lart’ Perëndin’ nuk mund ta mbajn’ dot.
Përpiqen armiqt’ t’i bëjn’ ball’, por nuk e bëjn’ dot.
Besoj se gjithçka që tha do ta plotësoj’.
Po lidhem un’ me Jah, i bindem, e nderoj.
Nga zemra kështu përkushtimin i dhuroj.
(Shih edhe Ligj. 4:4; 30:20; 2 Mbret. 18:6; Psal. 89:14.)