Kënga 101
Të përhapim të vërtetën e Mbretërisë
1. Nuk dinim rrugën koh’ më par’,
se çfar’ drejtimi duhej marr’.
Jehovai drit’ dërgoi,
dhe e vërteta na ndriçoi.
Pra, ësht’ vullnet i Perëndis’,
që t’i shërbejm’ teokracis’.
Të tregojm’ se kush ësht’ Jah,
dhe të mësojm’ çfar’ cilësish që ka.
Ku njerëz gjejm’, ofrojm’ dëshmi,
në jan’ në rrug’ a në shtëpi.
Kështu mësojn’ dhe do të din’
se e vërteta jep lirin’.
Në botën mbar’, ndërsa ngulmojm’,
që adhurimin ta zgjerojm’.
Të shërbejm’ ne krah për krah,
gjersa mbaroi vepra të thot’ Jah.
(Shih edhe Jos. 9:9; Isa. 24:15; Gjoni 8:12, 32.)