Kënga 25
Të provojmë se jemi dishepuj
1. Të gjith’ një ligj duhet të zbatojm’,
që porsi Krishti të jetojm’.
Ësht’ mbretëror ky ligj, vjen nga lart,
dashurin’ të tregojm’ shum’ qart’.
Dha dashuri Krishti pa kursim,
jetën e tij dha si flijim.
Shembull Jezui la për të gjith’ ne,
jemi dishepuj, ta vën’ re.
2. Jo, kurr’ nuk shuhet kjo dashuri,
të brishtin ngre me butësi.
Ndaj kujt e shfaq, ti ke detyrim,
t’i shërbesh atij pa pushim.
Nuk ka askund tjetër me tepri,
miq që kan’ kaq shum’ dashuri.
Shum’ siguri japin lidhjet mes nesh,
ndaj, këtë dashuri të kesh.
(Shih edhe Rom. 13:8; 1 Kor. 13:8; Jak. 2:8; 1 Gjon. 4:10, 11.)