Kënga 63
Të rrimë besnikë
1. Rrim’ besnik’ ndaj Jehovait,
rrim’ besnik’ me dashuri.
Si një popull i kushtuar,
mbajm’ çdo ligj që vjen prej tij.
Kur zbatojm’ gjithnjë këshillat,
jo, nuk kemi si dështojm’.
Jah besnik ësht’, i besojm’,
ndaj s’ka se si të devijojm’.
2. Rri besnik ndaj tim vëllai,
sidomos kur ka nevoj’.
I kujdesshëm, me besim
e mirësi do të veproj.
E nderoj vëlla e motër
kur respekt në zemër kam.
Bibla me ta më afron,
pra përkrah tyre gjithmon’ jam.
3. Rrim’ besnik’ ndaj udhëzimit
të vëllezërve që prijn’.
Mendja, zemra, të jen’ gati
kur drejtime të na vijn’.
Shum’ bekime do të kemi
dhe të fort’ do të qëndrojm’.
Po, besnik’ rrim’, të besuar.
Jehovait i takojm’!
(Shih edhe Psal. 149:1; 1 Tim. 2:8; Hebr. 13:17.)