Kënga 70
‘Të sigurohemi për gjërat më të rëndësishme’
1. Që të dalloj se ç’ësht’ e vërtet’ dhe e mir’,
kam kaq shum’ nevoj’,
‘të sigurohem për gjërat me rëndësi’,
këtë e synoj.
Bëj ç’ësht’ e mir’, të keqen jo,
gëzoj Jah, po.
Gjej lumturin’ që sjell. Lutjen vazhdoj.
Çdo dit’ mësoj.
Gjërat që kan’ rëndësi kërkoj.
2. E ç’mund të ket’ më shum’ rëndësi
se sa të njoftojm’ Mbretërin’?
Të gjejm’ gjith’ delet e Atit ton’
e t’i çojm’ në udhën që ndrin?
Që të dëgjojn’, le t’u mësojm’
e t’u tregojm’ shum’ dashuri,
se atë që kupton,
shpejt e çliron.
Të predikojm’ ka shum’ rëndësi.
3. Nëse tregojm’ kujdes për çfar’ ka rëndësi,
të sigurt jetojm’.
Me paqen që kalon çdo mendim,
shpresën ton’ sa shum’ e forcojm’!
Do të gjejm’ miq, dhe dashurin’
që përtërin’.
Oh, çfar’ bekimesh vijn’ kur i mësojm’
dhe i dallojm’
gjërat që kan’ kaq shum’ rëndësi!
(Shih edhe Psal. 97:10; Gjoni 21:15-17; Vep. 10:42.)