Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 110

Veprat e mrekullueshme të Perëndisë

Veprat e mrekullueshme të Perëndisë

(Psalmi 139)

1. O Jah, më njeh Ti fund e krye!

E di kur ulem e kur ngrihem prap’.

Shqyrton nga larg çdo prirje brenda meje.

Pa nxjerr’ një fjal’, pa bër’ një hap, ti di gjithçka.

Në fshehtësi kur u krijova,

kockat e mia pe me qartësi.

Në librin tënd, ti vet’ më ke përshkruar.

Të përlëvdon ky shpirti im, o Perëndi!

Më ngjall shum’ frik’ gjith’ njohuria jote.

O Jehova, e di mir’ shpirti im.

Qoft’ errësira po të më përpinte,

më gjen me frymën tënde pa dyshim.

O Jah, nga ti ku mund të fshihem,

larg syrit tënd ku mundet që të rend?

Sikur në qiell a në Sheol të isha,

ti më zbulon kudo që jam, po, në çdo vend.