Kënga 146
«E keni bërë edhe për mua»
-
Jezu Krishti në tok’ dele të tjera ka.
Me të zgjedhurit po shërbejn’ krah për krah.
Kur vëllezërve të Krishtit u jepet ndihm’,
e çmon shum’ ai
dhe do të jap’ shpërblim.
(REFRENI)
«Nëse po i mbështet vëllez’rit e mi,
e ke bër’ po njëlloj dhe për mua ti.
Përpjekjet që bën për ta, i vlerësoj.
Nëse i përkrah vëllez’rit e mi,
e ke bër’ po njëlloj dhe për mua ti.»
-
«Pran’ m’u gjendët gjithmon’ sa her’ kisha uri.
Ngushëllim ju më dhat’ në vështirësi.»
Do ta pyesin të drejtët:
«Kur bëm’ kështu?»
Dhe Mbreti përgjigjet e thot’ këto fjal’:
(REFRENI)
«Nëse po i mbështet vëllez’rit e mi,
e ke bër’ po njëlloj dhe për mua ti.
Përpjekjet që bën për ta, i vlerësoj.
Nëse i përkrah vëllez’rit e mi,
e ke bër’ po njëlloj dhe për mua ti.»
-
«Më qëndruat besnik. Predikuat përkrah
me vëllez’rit e mi. Dëshmuat për Jah.»
Më pas deleve që
ka në të djatht’ u thot’
që jetën pa fund në tok’ të trashëgojn’.
(REFRENI)
«Nëse po i mbështet vëllez’rit e mi,
e ke bër’ po njëlloj dhe për mua ti.
Përpjekjet që bën për ta, i vlerësoj.
Nëse i përkrah vëllez’rit e mi,
e ke bër’ po njëlloj dhe për mua ti.»
(Shih edhe Prov. 19:17; Mat. 10:40-42; 2 Tim. 1:16, 17.)