Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jepi lavdi Jehovait

Jepi lavdi Jehovait

(Psalmi 96:8)

Shkarko:

  1. 1. Syt’ kur i hedh kaltërsive,

    shoh bukuri e fuqi,

    shoh dorën tënde të dashur,

    o At’ Jehova, Perëndi.

    Je më i larti i qiejve,

    ti meriton gjith’ lavdin’.

    Si të t’i kthej, At’, të mirat,

    dhe si të ta kthej dashurin’?

    (REFRENI)

    Për ty o At’, kjo kënga ime flet,

    me çdo varg të thur lavdi.

    Ti je Sovran dhe i përjetshmi Mbret,

    ndaj me këng’ e melodi,

    do t’lëvdoj në përjet’si.

  2. 2. Mendjen dhe shpirtin dhe zemrën,

    ty t’i kam dhën’, Ati im.

    Buzët e mia kur flasin,

    të sjellshin nderim e lëvdim!

    Nuk e kursej jetën time,

    të të shërbej ty ësht’ nder.

    Ti je çdo dit’ forca ime,

    me ty do të eci përher’.

    (REFRENI)

    Për ty o At’, kjo kënga ime flet,

    me çdo varg të thur lavdi.

    Ti je Sovran dhe i përjetshmi Mbret,

    ndaj me këng’ e melodi,

    do t’lëvdoj në përjet’si.

  3. 3. Gjith’ sa ka bër’ dora jote,

    hën’, yje, diell ngjyr’-flori,

    toka me dete dhe male,

    më lën’ të pafjal’, me habi.

    Ëmbël për ty flet krijimi,

    dhe i këndon mençuris’,

    e të mbulon ty me lavde;

    me të këngës sime ia nis.

    (REFRENI)

    Për ty o At’, kjo kënga ime flet,

    me çdo varg të thur lavdi.

    Ti je Sovran dhe i përjetshmi Mbret,

    ndaj me këng’ e melodi,

    do t’lëvdoj në përjet’si.