Paqe që tani
Shkarko:
1. Sy të zymt’ plot mllef, sa shum’ zemërim ka kapluar botën sot!
Çdo dit’ që shkon, më shum’ dhembje shton për çdo krijes’ në tok’.
Por në zemër, At’, më rizgjon k’to fjal’: «Ji i but’ plot ëmbëlsi . . .
Mbaji syt’ nga un’, do t’derdh paqen lum’, që në shpirt të kesh qet’si.»
(REFRENI)
Të kem frym’ të qet’ në një bot’ të vrazhd’, besom’, jo nuk ësht’ e leht’.
Nëse paqe ndiej që sot, paqe jet’ e mot do t’ndiej’ zemra në botën e re.
2. Dita sot në pun’ dukej dit’ e qet’, por ngadal’ u mblodhën ret’.
E shoh që larg, po vjen shtrëngat’, ndaj nis shmangem gjith’ lezet.
Më mëson, o At’, që të shoh më thell’, ç’mban në zemër ky njeri:
shpirt që fsheh lëndim nën petkun zemërim, që lëngon për ngushëllim.
(REFRENI)
Të kem frym’ të qet’ në një bot’ të vrazhd’, besom’, jo nuk ësht’ e leht’.
Nëse paqe ndiej që sot, paqe jet’ e mot do t’ndiej zemra në botën e re.
(URA)
E thjesht’ vjen e thën’ me fjal’,
por stuhis’ i qëndroj përball’.
Në një bot’ që shfryn në agoni,
më ruan zemrën, Ati im!
3. Në shërbim na gjen edhe kjo fundjav’, predikojm’ për Mbretërin’.
Kur befas del në der’ një person gjith’ vrer, si luani ulërin.
Por në zemër mbajm’ Fjalën tënde, At’, ndaj në çast nis paqja prin.
Se pa dru s’ka zjarr, grindje s’ka pa fjal’, lëm’ në paqe atë shtëpi.