Gjithçka që kam ta dhuroj
Shkarko:
1. Në jetën time shum’ zgjedhje kam,
në udhëkryqe shpeshher’ un’ jam.
Një dit’ më duhet të marr vendim,
si ta di kur ësht’ momenti im.
Kam par’ të tjerët, bekim kan’ marr’
sepse qëndrojn’ besnik’.
Në vendin tim askush tjetër nuk vendos.
Do të zgjedh vet’; nuk kam frik’.
(REFRENI)
Un’ dua që në jet’ të ec’ vet’.
Për ty un’ do të jetoj.
Për ndihmën tënde kam nevoj’ vërtet.
Gjithçka që kam ta dhuroj.
Gjithçka që kam ta dhuroj!
2. Miq’sin’ me ty dua ta forcoj,
jetën pa fund dua të fitoj.
Që je real, jo nuk kam dyshim,
si ty nuk ka Perëndia im.
Kjo jet’ s’ësht’ party, nuk ësht’ veç qejf;
Udh’timin po filloj.
Ty më të mirën dua të të dhuroj,
pran’ teje do të qëndroj.
(REFRENI)
Un’ dua që në jet’ të ec’ vet’.
Për ty un’ do të jetoj.
Për ndihmën tënde kam nevoj’ vërtet.
Gjithçka që kam ta dhuroj.
Gjithçka që kam ta dhuroj!
Gjithçka që kam ta dhuroj.
Gjithçka që kam ta dhuroj!