Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ji e fortë, ki guxim!

Ji e fortë, ki guxim!

Shkarko:

  1. 1. Një drit’ u ndez!

    Ësht’ ende nat’,

    në zemër thot’: «O At,

    mbro fëmij’t e mi,

    dhe vëllazërin’,

    na forco besnikërin’.»

    Kur ndien se nuk mban dot më,

    ajo s’heq dor’, shpreson çdo gjë,

    rrezaton mirësi,

    dhe një këng’ i jep përher’ fuqi:

    (REFRENI)

    ‘Do të jap un’ forc’,

    për k’të mos dysho’,

    do më kesh përkrah,

    mos u ligështo.’

    Ji e fort’, ki guxim!

    Kjo këng’ ësht’ frymëzim.

    «Patundshmëri të jep,

    të bën të fort’ vërtet.»

    (URA)

    Mbledh të gjitha fuqit’

    bën çmos dit’ për dit’;

    për familjen kjo ia vlen.

    Ësht’ jet’ e vështir’,

    por ka miq shum’ të mir;

    ndaj merak ajo nuk ndien.

  2. 2. Porsi shqiponj’

    që flatrat hap,

    merr forc’ e ngrihet prap’.

    Punët jan’ pa fund,

    koha kurr’ nuk mjafton,

    dhe vetëm lutja zemrën mbron.

    E sfilitur sa më s’ka,

    përpiqet që të bëj’ gjithçka.

    Por sa forc’ i dhuron

    ajo këng’, që kurr’ nuk e harron:

    (REFRENI)

    ‘Do të jap un’ forc’,

    për k’të mos dysho’,

    do më kesh përkrah,

    mos u ligështo.’

    Ji e fort’, ki guxim!

    Kjo këng’ ësht’ frymëzim.

    «Patundshmëri të jep,

    të bën të fort’ vërtet.»

    «Patundshmëri të jep,

    të bën të fort’ vërtet.»