Kur buzëqesh
Shkarko:
1. Mij’ra fjal’ ti mund të thuash,
pa fund ngjarje të tregosh.
Me piktura mund të shprehesh.
A thua zemrën prek?
Veç një vepër, fjal’ e dashur
gjërat mundet t’i ndryshoj’,
por shpeshher’, veç buz’qesh
dhe kaq mund të mjaftoj’.
(REFRENI)
Kur buz’qesh një zemërlodhur ngre.
Kur buz’qesh, ti nis diçka të re.
Kur bën çmos e lutesh, sukses do kesh.
Dhe do kuptosh: një buz’qeshje të ngre pesh’.
2. Ësht’ bot’ e pamëshirshme, sa e trisht’ edhe e ftoht’.
Sa shum’ njerëz po zhgënjehen, s’do t’ia dij’ për ne kjo bot’.
Nga kjo jet’ jan’ kaq të lodhur, fare leht’ mund ta dallosh.
Për të ardhmen shpres’ u japim, kan’ nevoj’ t’i sigurosh.
(REFRENI)
Kur buz’qesh një zemërlodhur ngre.
Kur buz’qesh, ti nis diçka të re.
Kur bën çmos e lutesh, sukses do kesh.
Dhe do kuptosh: një buz’qeshje të ngre pesh’.
3. Në zemër ndiejm’ trishtimin, kur njer’zit nuk dëgjojn’,
kur shpresën që u japim, duket sikur s’e pranojn’.
Disa zemra jan’ të forta, që ky lajm të depërtoj’.
Por ndoshta një buz’qeshje, veç kaq mund të mjaftoj’.
(REFRENI)
Kur buz’qesh një zemërlodhur ngre.
Kur buz’qesh, ti nis diçka të re.
Kur bën çmos e lutesh, ti sukses do kesh.
Dhe do kuptosh: një buz’qeshje të ngre pesh’.