Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Me besim do t’ia dal

Me besim do t’ia dal

Shkarko:

  1. 1. Kjo jet’ e pasigurt më bën të mendoj,

    dëgjoj ç’po më thua dhe më pëlqen.

    Sa më preku çdo gjë që the.

    Mora përgjigje që më sollën drit’,

    meraku që po ndieja shpejt u venit.

    Shpejt u shua tër’ ky merak.

    (REFRENI)

    Nuk është e leht’ kjo rrug’ e re,

    por me besim do t’ia dal.

    Kur nuk di ç’të bëj, kur zgjidhje s’kam,

    me besim do t’ia dal.

    Do t’ia dal un’.

  2. 2. Çdo gjë që mësova në zemër e kam,

    prandaj sot jam gati që të dëshmoj.

    Po, jam gati,

    kujtdo t’i dëshmoj.

    Si zjarr është besimi që thell’ në zemër kam.

    Që ky zjarr të mos shuhet, un’ do ta mbroj.

    Të mos shuhet, kjo zemër do.

    (REFRENI)

    Nuk është e leht’ kjo rrug’ e re,

    por nuk harroj ç’mësova:

    Që kur s’di ç’të bëj, kur zgjidhje s’kam,

    me besim do t’ia dal.

    Do t’ia dal un’.

    (URA)

    Por stuhi sjell kjo jet’, lot edhe dhembje.

    Ndaj po lutem, e lutem: «Jehova të dua pran’.»

    Thot’ Jah: «Nëse ke tek unë besim,

    do të të jap forc’ dhe shpëtim.

    Kur sprova ti të kalosh,

    prej dore do të mbaj.»

    (REFRENI)

    Nuk është e leht’ kjo rrug’ e re,

    por nuk harroj ç’mësova:

    Që kur s’di ç’të bëj, kur zgjidhje s’kam,

    me besim do t’ia dal.

    (REFRENI)

    Nuk kam dyshim, e sigurt jam,

    me besim do t’ia dal.

    Kur nuk di ç’të bëj, kur zgjidhje s’kam,

    me besim do t’ia dal.

    Do t’ia dal un’.