Mund të ngrihem prapë
Shkarko:
1. Thell’ në vetmi kjo zemër ësht’, sa barr’ e rënd’!
Gabimin tim, o Jah, qart’ po e shoh.
Ndihem e dërrmuar, ndaj më jep forc’ të vazhdoj.
Sa shum’ dëshir’ që kam, të kthehem prap’.
(REFRENI)
E kujtoj çfar’ më mësove, fjalët që më the.
Gjith’ të vërtetat që me Biblën dhe.
Kështu, nëse pengohem a rrëzohem un’,
mund të ngrihem prap’.
2. E di se kush vërtet’ më do,
merak për mua kan’,
se ata të duan ty, o Jah.
Si llamb’ ësht’ Fjala jote, udhën qart’ po ma tregon.
Kjo udh’ e jetës po më fton ta ndjek.
(URA)
Se kudo që shkoj, çdo gjë që shoh, të vërtetën më kujton:
shpejt fundi po afron.
(REFRENI)
Jehova, o Ati im, lutjen ma dëgjo!
Më jep ndihm’ se për ty kam shumë nevoj’.
Dhe pse kaq shpesh rrëzohem, Ti mir’ e di:
mund të ngrihem prap’.
(URA)
E di që Jah mir’ e kupton, ka raste kur më duhet ndihm’.
Jah sheh atë që njerëzit me sy dot s’e dallojn’,
dhe veç të mirën zgjedh të shoh’.
(REFRENI)
Ndaj që dashurin’ e humbur prap’ ta ndiej, në Sall’ po shkoj.
Ndihem un’ atje, në shtëpi.
Kështu, nëse pengohem a rrëzohem un’, do të ngrihem prap’!
Mund të ngrihem prap’.