Prapë miq!
Shkarko:
1. Edhe një dit’ me k’të mëri,
sa po më lodh, sa e vështir’!
Gjith’ ky lëndim që mbaj në shpirt,
nuk po më sjell asnjë të mir’,
asgjë të mir’!
(REFRENI)
Do ta largoj k’të re të zez’,
s’mund të jetoj me zemërim.
Do të përpiqem thjesht të fal,
të jemi miq si në fillim!
2. Sado të fal e të harroj,
çdo ofendim e çdo lëndim,
nuk ësht’ asgjë, s’ka krahasim,
me dashurin’ nga Ati im,
nga Ati im.
(REFRENI)
Do ta largoj k’të re të zez’,
s’mund të jetoj me zemërim.
Do të përpiqem thjesht të fal,
të jemi miq si në fillim!
(URA)
Nuk do të pres më,
s’do të vonoj një dit’ më tej,
që prap’ çdo gjë mes nesh
të jet’ okej, do t’jet’ okej.
3. Ndien Ati yn’ pa mas’ gëzim
kur sheh që ruajm’ miqësin’.
E ç’lehtësim sa her’ që fal,
ndaj pse ta mbaj në shpirt mërin’,
në shpirt mërin’!?
(REFRENI)
Do ta largoj k’të re të zezë,
s’mund të jetoj me zemërim.
Do të përpiqem thjesht të fal,
të jemi miq si në fillim,
të jemi miq si në fillim!
Nuk do të pres më.