Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 113

Paqja që gëzon populli i Perëndisë

Paqja që gëzon populli i Perëndisë

(Gjoni 14:27)

  1. 1. At’ i paqes, të lëvdojm’,

    je i mir’, i drejt’.

    Armët, luftën, mizorin’,

    do t’i zhdukësh krejt.

    Për fitoren Biri yt

    po lufton me zell,

    Princ i Paqes ësht’ ai,

    paqe do të sjell’.

  2. 2. Shpatat plore po i kthejm’,

    zbutim gjuhën ton’.

    Kemi harmoni mes nesh,

    paqja mbretëron.

    Dhe e mbrojm’ k’të paqe fort,

    falim, s’mbajm’ mëri,

    ndjekim Krishtin me kujdes,

    në çdo gjurm’ të tij.

  3. 3. Mençuria që jep Ti,

    ësht’ plot fryt të mir’,

    me arsye, d’lirësi,

    paqe dhe mëshir’.

    Ndaj e qet’, e paqeplot’

    qoft’ gjith’ udha jon’,

    gjersa tokën ta mbuloj’

    paqja përgjithmon’.