KËNGA 36
E ruaj zemrën me kujdes
-
1. E ruaj zemrën me kujdes,
më çon ajo në jet’!
Në zemër Jehovai sheh
personin e vërtet’.
Me zemrën mendja shpesh lufton,
të jen’ në harmoni.
Bëj çmos që zemrën e pabes’
ta mbroj gjith’ mençuri.
-
2. E ruaj zemrën me kujdes,
me lutje, përgjërim.
Kërkoj nga ti, o Jehova,
mbështetje dhe drejtim.
E çdo mësim që ti më jep,
e çmoj, e mbaj në gji.
Me to mbroj zemrën gjith’ merak,
dhe gjej kënaqësi.
-
3. E ruaj zemrën me kujdes,
peshoj mir’ çdo mendim.
Nga fjala jote Jehova,
marr forc’ e motivim.
Besnikët ti i do, o At’,
nuk kam asnjë dyshim.
Ndaj me gjith’ zemër të shërbej,
se ti je miku im.
(Shih edhe Psal. 34:1; Filip. 4:8; 1 Pjet. 3:4.)