Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 5

Veprat mahnitëse të Jehovait

Veprat mahnitëse të Jehovait

(Psalmi 139)

  1. 1. Kush jam në mendje, shpirt e zemër?

    Veç ti e di, i shtrenjti, Ati im!

    Ti sheh çdo ndjenj’, gjith’ ankthet brenda meje,

    çdo nat’ pa gjum’, çdo hap që hedh

    e çdo mendim.

    Në bark të nënës kur u thura,

    aty në terr, o Jehova, më pe.

    Në librin tënd tër’ pjesët ishin shkruar.

    E çmon gjith’ qenia ime

    mençurin’ që ke!

    Oh, sa e thell’ ësht’ njohuria jote,

    ësht’ e pafund, ky shpirti im e di.

    Në errësir’ sikur të kisha humbur,

    do të më gjeje, At’, me siguri.

    Po ku mund të vrapoj larg teje?!

    Ku mund të shkoj e ti të mos më gjesh?!

    Në rendsha larg me flatrat e agimit,

    pran’ meje, Ati im i mir’,

    ti do të jesh.