KËNGA 67
«Prediko fjalën»
-
1. Sot Jehovai po na fton,
një detyr’ me rëndësi na beson!
Të mbrojm’ Fjalën me gatishmëri,
por, me respekt të thell’ e butësi.
(REFRENI)
Ndaj zërin ngrem’,
Fjalën ta dëgjoj’ kushdo.
Sa më shpejt,
lajmi le të shkoj’ kudo.
Me durim,
gjith’ të butët t’i mësojm’.
Pa pushim,
të predikojm’!
-
2. Shpesh do të kemi kundërshtim,
madje mund të na trajtojn’ me përçmim.
Intriga i ligu mund të thur’,
por zëri yn’ nuk do të shuhet kurr’!
(REFRENI)
Ndaj zërin ngrem’,
Fjalën ta dëgjoj’ kushdo.
Sa më shpejt,
lajmi le të shkoj’ kudo.
Me durim,
gjith’ të butët t’i mësojm’.
Pa pushim,
të predikojm’!
-
3. Koh’ të favorshme do të ket’,
zëri yn’ në çdo shtëpi do të jet’.
Të butin mësojm’ me shum’ durim,
dhe Atit ton’ i japim veç nderim!
(REFRENI)
Ndaj zërin ngrem’,
Fjalën ta dëgjoj’ kushdo.
Sa më shpejt,
lajmi le të shkoj’ kudo.
Me durim,
gjith’ të butët t’i mësojm’.
Pa pushim,
të predikojm’!
(Shih edhe Mat. 10:7; 24:14; Vep. 10:42; 1 Pjet. 3:15.)