KËNGA 85
I mbajmë krahët hapur për njëri-tjetrin
-
1. Zemra e çelur, krahët hapur rrin’,
për kë ndien etje për Perëndin’.
Fton fryma «Eja», çdo njeri thërret,
të pij’ me shpirtin plot ujin që të jep jet’.
-
2. Nga mirënjohja zemra jon’ gufon,
për pleqt’ e shtrenjt’ që Ti na dhuron.
Ndiejm’ përmes tyre, tënden ngrohtësi,
mikpritjen tënde, At’, e një det dashuri.
-
3. At’, na tërhoqe me shum’ ëmbëlsi,
na thirre pran’ e na mban në gji.
Zemrën na prek mikpritja që tregon,
ndaj për gjith’ miqt’ e tu hapur rri zemra jon’.
(Shih edhe Gjoni 6:44; Filip. 2:29; Zbul. 22:17.)