Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Vasko da Gama Më pëlqeu pa masë artikulli «Udhëtimi i paharrueshëm i Vasko da Gamës». (22 mars 1999, anglisht) Ishte i ilustruar mjaft mirë dhe informativ. Ju thoni se ai kishte tri anije të vogla gjatë udhëtimit të tij, por në të vërtetë ishin katër. Gjithashtu, thoni se Da Gama u kthye në Lisbonë më 8 shtator 1499. Mirëpo ai mbërriti nga fundi i gushtit.

P. N., Kenia

Është e vërtetë që Da Gama e filloi udhëtimin me katër anije. Megjithatë, ajo pjesë e udhëtimit që përshkruhej në hyrje të artikullit përfshihej në kohën pas shkatërrimit të anijes së katërt. Sa për datën e mbërritjes së tij në Lisbonë, shumica e burimeve thonë se ishte në fillim të shtatorit. Është interesante që në botimin «Portugalia dhe zbulimet» pohohet: «Vasko da Gama mbërriti më 29 gusht ose aty rreth kësaj date, pasi ishte pritur nga mbreti me të gjitha nderimet e duhura më 8 shtator.» Kjo mund të shpjegojë mospërputhjen në dukje.​—BOT.

Fjalëkryqe Dëshiroj t’ju shkruaj për fjalëkryqet e revistës Zgjohuni! Kënaqem me to, sepse ma mbajnë trurin në punë dhe një 78-vjeçar ka nevojë ta mbajë mendjen në gjallëri. Kur lexojmë Biblën, mendja jonë zakonisht nuk i fikson ato informacione të hollësishme që paraqiten në fjalëkryqe. Prandaj gjej kohë për të kërkuar të gjitha shkrimet e cituara. Faleminderit për këtë rubrikë.

J. U., Shtetet e Bashkuara

Komeniusi Po u mësoj një grupi të rriturish që të lexojnë. Artikulli juaj i shkëlqyer «Komeniusi: Ati i pedagogjisë moderne» (8 maj 1999, anglisht) më ndihmoi të kuptoja se përse disa kanë vështirësi në të mësuar. Informacioni i kutisë shoqëruese «Disa parime didaktike të Jan Komeniusit» do të jetë shumë i dobishëm.

N. A. F., Brazil

Faleminderit për artikullin informativ. Nga katër faqe të revistës Zgjohuni! mësova për Komeniusin më shumë sesa kisha mësuar nga dhjetë leksione, gjatë kursit të studimeve në universitet.

H. P., Gjermani

Bibla në gjuhën e indigjenëve të Amerikës Kur lexova artikullin «Indigjenët e Amerikës dhe Bibla» (8 maj 1999, anglisht), vëmendjen ma tërhoqi veçanërisht ajo që thoshit lidhur me Biblën e Xhon Eliotit për indianët masaçuset. Im shoq dhe unë pamë një kopje të kësaj Bible gjatë një vizite në Bibliotekën e Hantingtonit në San Marino, Kaliforni. Bibla ishte hapur në librin e Psalmeve dhe emri Jehova shihej në shumë vende. Sa emocionuese ishte ta shikoje emrin e Perëndisë në këtë Bibël të shekullit të 17-të!

B. J., Shtetet e Bashkuara

Shfrytëzimi i fëmijëve Faleminderit për serinë «Shfrytëzimi i fëmijëve: Fundi i tij është afër!». (qershor 1999) Të them të drejtën, kur pashë në fillim kopertinën mendova se këta artikuj s’kishin të bënin fare me vendin tim. Por pasi fillova t’i lexoja, s’i lija dot në mes. Isha, me pak fjalë, e tmerruar. Kohët e fundit bleva një ari prej pellushi të qepur me dorë, i cili kushtonte shumë më lirë sesa do të kishte kushtuar po të qe bërë në Japoni. Të copëtohet zemra kur mendon se prapa çmimit të tij të ulët mund të fshihet trajtimi i pashpirt i fëmijëve të vegjël.

S. O., Japoni

Pesha Jam dhjetëvjeçe. Faleminderit për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si mund ta mposht fiksimin për peshën?». (qershor 1999) Gjithmonë kam menduar se isha shumë e shëndoshë. Duke lexuar këtë artikull kuptova se pamja nuk është gjëja kryesore. Më të rëndësishme janë cilësitë e personit.

M. S., Rusi