Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nuk mund ta mbajë kopjen e vet

Nuk mund ta mbajë kopjen e vet

Nuk mund ta mbajë kopjen e vet

Një biznesmen i shkroi Zyrës së Degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Slloveni:

«Faleminderit që më dërgoni rregullisht revistat Zgjohuni! dhe Kulla e Rojës. I marr me vete kur udhëtoj, sepse i lexoj gjatë udhëtimit dhe teksa pres për mbledhjet e punës.

Gjithashtu, dua t’ju kërkoj që të më dërgoni botimet e mëposhtme, të cilat janë përmendur në revistat tuaja: A ka një Krijues që interesohet për ju?, Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh? dhe Një libër për të gjithë njerëzit.

Do të doja të kisha dy kopje për çdo botim. Kjo sepse sa herë që lexoj ndonjë nga botimet tuaja kur jam në udhëtim, do të dalë dikush që është shumë i interesuar për atë që po lexoj. Megjithëse do të doja ta mbaja për bibliotekën time personale, ia jap kopjen time personit tjetër.»

Jemi të sigurt se edhe ju do të nxirrni shumë dobi nga leximi i broshurës së shkëlqyer me 32 faqe Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh? Ky botim tregon që Krijuesi ynë ka një qëllim madhështor, i cili do të realizohet së shpejti. Mund të merrni një kopje duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e treguar në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.