Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Më ndihmoi të shqyrtoja jetën time’

‘Më ndihmoi të shqyrtoja jetën time’

‘Më ndihmoi të shqyrtoja jetën time’

KËSHTU u shpreh një vajzë 18-vjeçare e quajtur Maria nga qyteti i Çerepovjetsit lidhur me librin T ë rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Ajo i shkruante si më poshtë zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait, që ndodhet afër Sh. Pjetërburgut, në Rusi, rreth 400 kilometra nga Çerepovjetsi:

«Ky botim më ka ndihmuar të shqyrtoj vetveten, synimet e mia dhe njerëzit që më rrethojnë. Gjeta përgjigje për çështjet që më interesojnë më shumë. Ndërsa lexoja librin, më rridhnin lot mirënjohjeje.»

Maria shtonte: «Ndihesha sikur më qe hequr një vel nga sytë, të cilat ishin hapur fort gjithë emocion. Ky është libri më i mirë që kam lexuar në gjithë jetën time. Asnjë tjetër s’krahasohet me të, sepse ai është i bazuar në Bibël dhe këshillat e Perëndisë Jehova janë më të mirat.»

Nëse edhe ju dëshironi të nxirrni dobi nga informacionet që gjenden në librin T ë rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, mund të merrni një kopje duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e treguar në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.