Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Stile të pashëndetshme jete Këto muajt e fundit nuk kam qenë fare mirë me shëndetin, kështu që mora zemër kur mësova se duke ndryshuar stilin e jetës, mund ta përmirësojmë shëndetin. Leximi i serisë «A është vetëvrasës stili juaj i jetës?» (korrik 1999) më bëri të kuptoj se duhet t’i pakësoj disa ushqime dhe të kem një dietë më të ekuilibruar, që përfshin më shumë fruta e perime.

E. P. M., Brazil

Reagim i mëvonshëm U inkurajova nga artikulli «Fara që dhanë fryt shumë vite më vonë». (korrik 1999) Ky është viti i tretë që shërbej si ungjillëzuese në kohë të plotë dhe kur nuk marr rezultatet që shpresoj, zhgënjehem dhe humbas dëshirën për të vazhduar. Leximi i këtij artikulli më ka ndihmuar që të bëj tani ç’është e mundur, duke i lënë rezultatet në dorë të Jehovait.

T. N., Japoni

Talljet Më pëlqeu artikulli «Të rinjtë pyesin . . . Ç’mund të bëj nëse më tallin?» në numrin e 22 qershorit 1999 (anglisht). Që në kopsht shokët më pyetnin për bindjet e mia. Nganjëherë mënyra se si i bëjnë pyetjet më lëndon. Shumë herë gati-gati e kam humbur durimin. Tani e kuptoj se këto janë thjesht sprova të besimit. Nga ana tjetër, në shkollë ka persona të tjerë, të cilëve u kam dhënë dëshmi me sukses.

L. K., Shtetet e Bashkuara

Edhe mua më kanë vënë në lojë, pasi nuk kam pranuar të kremtoj disa festa fetare ose të marr pjesë në ceremoni patriotike. Veç kësaj, më ngacmonin vazhdimisht ngaqë isha i ndershëm dhe ngaqë ndiqja standardet e larta të Biblës. Marrja e njohurisë së saktë më ka ndihmuar që të bëj një mbrojtje. Kjo gjë më ndihmon të flas me ballin lart, pa pasur turp që t’i bëj të njohura bindjet e mia.

H. Ç., Zambia

Edhe pse ka mjaft kohë që e kam kaluar adoleshencën​—jam mbi 50 vjeçe!​—e vlerësova shumë artikullin. Ka raste kur kundërshtimi që hasim në shërbim na bën të shtangemi dhe ndoshta na vjen të kundërpërgjigjemi. Prandaj e vlerësova përkujtuesin se «një përgjigje fyese, sado e hollë që mund të duket, vetëm sa do t’i hedhë dru zjarrit e madje mund të nxitë tallje të tjera». Unë përpiqem të bëj një mbrojtje pa u dukur kundërshtuese, dhe ky përkujtues më bindi se është e nevojshme që të vazhdoj të veproj kështu.

A. F., Shtetet e Bashkuara

Të jetosh më gjatë Ndihem i nxitur që t’ju shkruaj patjetër për serinë vërtet të shkëlqyer me titull «Si të jetosh më gjatë dhe të jesh më mirë?» (22 korrik 1999, anglisht) Më në fund kam një shpjegim për ndryshimin mes jetëgjatësisë mesatare dhe jetëgjatësisë që arrij të imagjinoj unë. Gjithashtu, këshillat e dobishme se si të mbahen nën kontroll problemet që shkakton plakja janë përkujtues që mund t’i përdor me takt për të ndihmuar gjyshin tim 88-vjeçar, i cili vuan herë pas here nga vetëmëshirimi.

T. N., Shtetet e Bashkuara

Qen që dëgjon Dëshiroj t’ju falënderoj për artikullin «Qeni im dëgjon për mua!» (22 korrik 1999, anglisht). Njohja me faktin se njerëzve që kanë probleme me dëgjimin u duhet të përballojnë vështirësi kaq të mëdha, më ka ndihmuar që të jem më dashamirëse ndaj tyre. Gjithashtu, unë i dua qentë dhe u kënaqa kur mësova se në ç’mënyrë ata mund t’u japin ndihmë e mbështetje shumë njerëzve.

L. B., Itali

Edhe unë kam një qen ndihme. Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në një karrige me rrota, pasi e kam shtyllën kurrizore të ngrirë dhe vuaj nga fibromialgjia. Nuk ka fjalë për të përshkruar të gjitha gjërat që bën qeni im për mua. Ajo më ndihmon kur bëj pazarin ose kur pastroj shtëpinë. Madje më ndihmon edhe në shërbimin e krishterë, duke më mbajtur literaturën.

K. U., Shtetet e Bashkuara