Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ç’u bë me Piterin e vogël?

Ç’u bë me Piterin e vogël?

Ç’u bë me Piterin e vogël?

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË EKUADOR

REVISTA Zgjohuni! e 22 gushtit 1970 përmbante një artikull me titull «Operacion në zemër pa transfuzion gjaku». Në të tregohej historia e një djali kanadez shtatëvjeçar me emrin Piter, të cilit në vitin 1963 i ishte dashur të bënte një operacion për të shpëtuar jetën.

Mjeku i familjes tha se ekzistonte një procedurë me anë të së cilës mund të ndreqej valvula difektoze e zemrës. Por, kur prindërit e çuan Piterin te një specialist dhe pyetën nëse operacioni mund të bëhej pa gjak, mjeku u përgjigj: «Jo. Është absolutisht e pamundur. Jam i sigurt për këtë.»

Pa u sprapsur, prindërit e Piterit vazhduan kërkimin dhe përfundimisht gjetën një kirurg që ishte i gatshëm ta bënte operacionin pa përdorur gjak. Cili qe rezultati? Ndonëse Piteri e kaloi mirë operacionin, prindërve të tij iu tha se vetëm koha do ta tregonte se sa e suksesshme kishte qenë procedura. Ç’u bë, pra, me Piterin e vogël?

Kur Piteri ishte 13 vjeç, ai dhe familja e tij u transferuan në Ekuador, në Amerikën e Jugut, për të shërbyer atje ku nevoja për predikues të lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë ishte më e madhe. (Mateu 24:14) Piteri u pagëzua në moshën 15-vjeçare, dhe në moshën 18-vjeçare u bë pionier i rregullt (ungjillëzues në kohë të plotë). Kur ishte 26 vjeç u bë pionier special dhe shërbente në një fshat që ndodhej 3000 metra mbi nivelin e detit, në Ande. Më 1998, kur ishte 31 vjeç, Piteri së bashku me gruan e vet, Izabelën, filloi të shërbente si përfaqësues udhëtues i Shoqatës Watch Tower. Ai vazhdon me këtë detyrë edhe sot, duke vizituar çdo javë nga një kongregacion, për t’i inkurajuar.

Në fakt, Piteri bën një jetë mjaft aktive, pa pasur nevojë për ndonjë operacion tjetër. Sa mirënjohës është ai, bashkë me mijëra Dëshmitarë të tjerë, për bashkëpunimin e kirurgëve të aftë, që kanë respektuar të drejtat e pacientëve të tyre!

[Figura në faqen 23]

Piteri 7-vjeçar, pak pas operacionit

[Figura në faqen 23]

Piter dhe Izabel Xhonston sot