Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kur dashuria është e verbër

Kur dashuria është e verbër

Kur dashuria është e verbër

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË SPANJË

IMAGJINONI sikur të ishit një person shumë miop në kërkim të një gruaje dhe sikur vajzat e përshtatshme të merrnin guximin për të dalë jashtë vetëm pasi të errësohej. Kjo është situata e mashkullit të fluturës-perandor. Por ky insekt elegant ka disa veti, që e bëjnë këtë sfidë të vështirë më pak shkurajuese.

Gjatë muajve të verës, kandidati ynë i ardhshëm i kalon ditët e veta si një larvë trashaluqe, që ha e babëzitur çdo lloj ushqimi që mund të gjejë. Kështu, pranverën që vjen, kur të dalë nga pupa e saj, flutura e shkëlqyer ka mjaft ushqim të depozituar, sa për ta mbajtur gjatë gjithë jetës së saj të shkurtër.

Me zgjidhjen e problemit të ushqimit, mashkulli i fluturës-perandor mund të përqendrohet në punën për gjetjen e bashkëshortes. Megjithatë, po të mos kishte një mjet të dobishëm që ai e mban me vete, gjetja e një femre nën dritën e hënës do të ishte po aq e vështirë, sa gjetja e gjilpërës në mes të kashtës.

Në kokën e vogël të fluturës gjenden dy antena, që dalin si fier delikat. Këta filiza të veckël mund të jenë pa frikë mjetet më të sofistikuara në tokë për të diktuar aromat. Për më tepër, ato janë të rregulluara imtësisht për të diktuar edhe sasi fare të vogla të një feromoni, ose «parfumi», që flutura femër e lëshon me mirësjellje.

Edhe pse femrat mund të jenë të pakta, feromoni i tyre i fortë vepron si një fanar për nuhatjen. Antenat e fluturës mashkull janë kaq të ndjeshme, saqë mund të diktojnë një femër pothuajse 11 kilometra larg. Kështu, janë kapërcyer përfundimisht të gjitha pengesat dhe flutura djalosh mund të takojë më së fundi vajzën ngjashëm tij. Dashuria mund t’ia lejojë vetes të jetë e verbër në botën e insekteve: të paktën në këtë rast.

Krijimi i Perëndisë është plot me hollësi të tilla tërheqëse dhe projektime të jashtëzakonshme. Psalmisti shkroi: «Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri.»​—Psalmi 104:24.

[Burimi i figurës në faqen 10]

© A. R. Pittaway