Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Shumica e teksteve universitare s’janë kaq të sakta’

‘Shumica e teksteve universitare s’janë kaq të sakta’

‘Shumica e teksteve universitare s’janë kaq të sakta’

Këto fjalë ishin pjesë e vlerësimit që i bëri një burrë librit A ka një Krijues që interesohet për ju? Këtë libër ia dha një Dëshmitare e Jehovait në Sidnei, Australi. Atë mbrëmje Dëshmitarja gjeti këtë mesazh në sekretarinë telefonike:

«Fola me ju këtë mëngjes. Kam arritur në gjysmën e librit që më latë​—A ka një Krijues që interesohet për ju? Ju telefonova, sepse mbeta i mahnitur kur pashë se sa i kohës dhe sa i saktë është ky libër për sa i përket fillimit të universit. Ai trajton po ato aspekte të librit që ju tregova . . .

Libri juaj është kaq i saktë dhe kaq i kohës! Shumica e teksteve mësimore universitare s’janë kaq të sakta. Në të flitet për katër forcat fizike themelore: forcën e rëndesës, forcën elektromagnetike, forcën e fuqishme bërthamore dhe forcën e dobët bërthamore. Këto janë zbulime mjaft bashkëkohore dhe të kohëve më të fundit. Do të flasim javën tjetër. Mirupafshim.»

Edhe ju mund të keni një kopje të këtij libri me 192 faqe, duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e treguar në kupon ose në njërën prej adresave të përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të librit A ka një Krijues që interesohet për ju?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

[Burimi i figurës në faqen 32]

J. Hester dhe P. Scowen (AZ State Univ.), NASA