Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Rezervat ekologjik Ju faleminderit për artikullin «Pantanali​—Një rezervat magjepsës». (shtator 1999) Në imagjinatën time udhëtoja me tregimtarin nëpër atë vend magjepsës, duke shijuar paqen e qetësinë që ekziston atje. Pres me padurim ditën kur Perëndia do t’i shtrijë kushte të tilla në mbarë planetin.

M. A., Itali

Diabeti Sapo kam përfunduar së lexuari për të dytën herë artikullin «Vajza juaj ka diabetin!» (22 shtator 1999, anglisht) Dhjetë muaj më parë mora vesh që kam diabet të tipit I. Kam gëzuar gjithmonë shëndet të mirë dhe kam shërbyer si pioniere, ungjillëzuese në kohë të plotë, që nga mosha 17-vjeçare. Gjatë këtyre pak muajve të fundit më është dashur të bëj shumë rregullime në jetën time. Më duhet të përdor një pompë insuline dhe shpenzimet që nevojiten për t’i rënë pas sëmundjes më kanë detyruar ta ndërpres shërbimin si pionere. Por ju falënderoj që botoni artikuj të tillë, të cilët na kujtojnë se edhe të tjerët po kalojnë sprova të ngjashme.

B. F., Shtetet e Bashkuara

Im bir katërvjeçar vuan nga diabeti qysh prej moshës dyvjeçare. Ndjenjat që përshkruanin Sonia dhe familja e saj në artikull, janë shumë familjare për ne. Jemi mirënjohës për vëllazërinë e dashur të krishterë, që na ka ndihmuar të përballojmë këtë situatë.

C. R., Moldavi

Ka kohë që shpresoja të dilte ndonjë material inkurajues rreth kësaj çështjeje. Jam 17 vjeçe dhe jetoj me sëmundjen e diabetit qysh prej moshës 5-vjeçare. Nganjëherë ka qenë e rëndë t’i bëj ballë kësaj sëmundjeje. Por u drithërova kur mora këtë artikull të thjeshtë që mund t’ua tregoj familjes dhe miqve të mi, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve që kanë dhe do ta zgjerojë njohurinë e tyre për diabetin.

K. U., Kanada

Të pasiguruara? Lexova një artikull mjaft të këndshëm me titull «Gratë kanë luajtur një rol të madh». (22 qershor 1999, anglisht) Mbeta disi i habitur kur pashë që punëtoret e ndërtimit nuk mbanin maska mbrojtëse për sytë.

R. L., Shtetet e Bashkuara

Lexuesit tanë mund të jenë të sigurt se këto punëtore vullnetare mbanin maska mbrojtëse për sytë kur kryenin në realitet punën e tyre. Atyre iu kërkua që të pozonin për këto fotografi pa maska mbrojtëse, në mënyrë që të dalloheshin më mirë fytyrat e tyre të qeshura.​—BOT.

Padrejtësi Dua t’ju falënderoj për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si mund t’i përballoj padrejtësitë?» (22 shtator 1999, anglisht) Edhe pse jam e re, kam pësuar shumë padrejtësi e dhunë në jetë, aq shumë sa më kanë lënë vraga të thella emocionale. Kjo ma ka bërë të vështirë të kryej aktivitetin si pioniere, në të cilin marr pjesë që prej tetë vjetësh. Ishte vërtet qetësuese fraza: «Bëj atë që mundesh për të ecur përpara.» Këto fjalë rrezatojnë dashuri dhe ju falënderoj nga thellësia e zemrës.

A. G., Itali

Muzika Ka vite që jam plak në kongregacionin e krishterë dhe interesohem gjithmonë për të rinjtë. Por kohët e fundit kam qenë i mërzitur, pasi këshillat që jam përpjekur të jap lidhur me rreziqet e disa llojeve moderne të muzikës kanë rënë në vesh të shurdhër. Gjithsesi, seria «Muzika: Më e fuqishme nga ç’mund të mendojmë» (tetor 1999) ishte tamam ajo që më nevojitej. Citimet nga burime të jashtme rreth efekteve negative të disa llojeve të muzikës ishin të shkëlqyera. Do të diskutoj rreth këtyre mendimeve me të rinjtë e kongregacionit.

D. H., Bolivi

Duke qenë se jam këngëtare dhe mësuese muzike në një shkollë fillore, artikujt e kohëve të fundit për muzikën m’u dukën shumë interesantë. Faleminderit!

K. F., Shtetet e Bashkuara