«Një manual realist dhe praktik»
«Një manual realist dhe praktik»
VERËN e kaluar Arkansas Democrat Gazette mori në shqyrtim disa libra të botuar nga Shoqata Watch Tower Bible and Tract. Në lidhje me njërin prej tyre, aty thuhej: «Libri Të rinjtë pyesin është një manual realist dhe praktik për familjet, pavarësisht se cilës fe i përkasin ato. . . .
Ky libër u ofron lexuesve një bollëk këshillash të shëndetshme në aspektin moral dhe emocional. Për shembull, autorët e kuptojnë se gjithë të rinjtë dëshirojnë të jenë të lirë nga kufizimet e prindërve, por në libër atyre u jepet kjo këshillë:
‘A dëshiron të kesh më shumë liri dhe përgjegjësi? Atëherë tregohu i denjë për besim! Merre seriozisht çdo detyrë që të caktojnë prindërit.’
Zor se ka ndonjë prind që nuk do ta çmonte një libër i cili rekomandon me këmbëngulje kredon e përgjegjësisë personale dhe që i këshillon vazhdimisht të rinjtë të respektojnë si veten, ashtu edhe të tjerët. Ndonëse jep gjithnjë një bazë biblike për këshillat, libri është ndërtuar në një masë të madhe mbi gjykimin e shëndoshë. . . . Të lë veçanërisht mbresa pjesa rreth respektit për veten, pasi shumë të rinj janë të verbuar nga mendimi se vetëkënaqësia e pafre është diçka e dobishme.»
Pasi citonte pjesë nga libri, artikulli vazhdonte: «Këto vërejtje të dashura që na kujtojnë se krekosja është një formë e fodullëkut dhe se përulësia është një gur themeli i jetës së krishterë, janë antidoza të fuqishme kundër disa gjepurave të përhapura psikologjike, që u kanë injektuar të rinjve disa miq dhe këshillues me qëllime të mira.»
Nëse doni të përfitoni nga informacionet e librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, mund të merrni një kopje duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e treguar në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.