Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Fjalëkryq

Fjalëkryq

Fjalëkryq

Horizontalisht

1. Ajo që mendonte Jakobi se kishte vrarë birin e tij, Jozefin [3 fjalë]. (Zan. 37:33)

5. Jehovai është ai i jetës. (Psal. 36:9)

8. Më 66 të e.s., ata që dëgjuan urdhrin e Jezuit u larguan nga kjo krahinë. (Luka 21:21)

10. Mjeti që përdori në fillim Jehojakimi për të shkatërruar rrotullën që përmbante fjalët e Jehovait të drejtuara kundër Izraelit. (Jer. 36:23)

11. Pasi izraelitët sillnin me gjysmë zemre sakrifica me të meta, Jehovai tha se nuk pëlqente çfarëdo të tille nga duart e tyre. (Mal. 1:8, 10)

13. Dedikimi është një zgjedhje personale për t’u bërë shërbëtor i Perëndisë, në vend që të mbetesh i tillë i njerëzve. (1 Kor. 7:23)

15. Jehovai, me mëshirë, ngriti këtë gjykatës për të çliruar popullin e Tij pas 8 vjetësh robërie. (Gjyk. 3:7-11)

16. Kështu është personi «që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë». (Luka 12:20, 21)

18. Manaseu i ngriti altare ushtrisë së qiellit në dy të tilla të shtëpisë së Zotit. (2 Mbret. 21:4, 5)

21. Judë Iskarioti përdori një të tillë, si shenjë që ushtarët të identifikonin kush ishte Jezui. (Luka 22:47, 48)

23. Jezui shfaqi dhembshurinë e tij me mënyrën se si e trajtoi një burrë që kishte këtë sëmundje. (Mar. 1:40, 41)

24. Çfarë bënte lajmi i mirë ndërkohë që edhe të tjerë bashkoheshin me zell me apostujt në veprën e predikimit? (Kolos. 1:3-6)

25. Ndërsa ishte në shtyllë, edhe ushtarët i thoshin kështu me shpoti Jezuit. (Luka 23:35-37)

26. Pavli bëri këtë thirrje, për të treguar se ç’duhet të bëjmë pasi kemi mësuar cili është vullneti i Perëndisë. (Rom. 12:2)

Vertikalisht

1. Ai që tha për Jehovain «nuk ka asnjë perëndi që mund të të shpëtojë në këtë mënyrë». (Dan. 3:28, 29)

2. Gjoni, bashkë me Pjetrin, u shpjegoi sundimtarëve judaikë se nuk mund të mos bënte kështu për gjërat që kishte parë e dëgjuar ndërsa ishte me Jezuin. (Vep. 4:19, 20)

3. Jezui tha se ata që do të devijonin nga krishterimi i pastër do të ishin ngjashëm kësaj bime. (Mat. 13:36-43)

4. Jezui i quajti «Bij të bubullimës» [3 fjalë]. (Mar. 3:17)

6. Në Bibël dinastia e Babilonisë paraqitet si duke thënë me krenari se donte të ngjitej mbi vendet e larta të tyre. (Isa. 14:13, 14)

7. Jezui i ngarkoi ithtarët e tij që të shërbenin si kjo e botës, me qëllim që të tjerët të lëvdonin Jehovain. (Mat. 5:14, 16)

9. Pas çdo mallkimi, fiset e mbledhura përballë malit me këtë emër thoshin «amin». (Ligj. 27:13)

12. Edhe pse jo çdo pasion i tillë është i keq, të rinjtë duhet ‘të largohen’ prej tyre, duke mos i lejuar të bëhen gjërat më të rëndësishme të jetës. (2 Tim. 2:22)

14. Në vizionin e Ezekielit, pemët që rriteshin përgjatë tij jepnin fryte që ushqenin e shëronin. (Ezek. 47:12)

17. Pas shkretimit të Jerusalemit më 607 p.e.s., disa hebrenj përfunduan kështu në Babiloni. (2 Kron. 36:20)

19. Mbreti i keq i Izraelit, në ditët e të cilit u ndërtua qyteti i Samarisë, që u bë kryeqytet i vendit. (1 Mbret. 16:23, 24)

20. Kur ia kishte mbathur i trembur në shkretëtirë, atij iu shfaq një engjëll. (1 Mbret. 19:3-8)

21. Ndërsa bëjmë këtë me durim për ditën e Jehovait, duhet të tregojmë me vepra devocionin tonë ndaj Tij. (2 Pjet. 3:11-13)

22. Pavli u tha të krishterëve se nëse ndokush nuk dëshiron të punojë, të mos bëjë as këtë. (2 Sel. 3:10-12)

Përgjigjet e fjalëkryqit gjenden në faqen 27

Përgjigjet e fjalëkryqit

Horizontalisht

1. NJË KAFSHË E EGËR

5. BURIMI

8. JUDEJA

10. THIKË

11. OFERTE

13. SKLLAV

15. OTHNIEL

16. I PAMEND

18. OBORRE

21. PUTHJE

23. LEBËR

24. RRITEJ

25. SHPËTO

26. TRANSFORMOHUNI

Vertikalisht

1. NABUKODONOSORI

2. FLISTE

3. EGJRËS

4. JAKOVI DHE GJONI

6. ROJE

7. DRITE

9. EBAL

12. RINOR

14. LUMIT

17. ROBËR

19. OMRI

20. ELIJAS

21. PRESIM

22. HAJË