Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Beqaria Më duhet të kundërshtoj pjesën e titulluar «Beqari: Përse?» të rubrikës «Një vështrim rreth botës». (22 shtator 1999, anglisht) Ju pohoni se argumenti i Kishës «nuk ka bazë në Shkrime». Duke pasur parasysh Mateun 19:10-12 dhe 1 Korintasve 7:8, 26, 27, duhet të arrij në përfundimin se ekziston një bazë për beqarinë.

M. T., Shtetet e Bashkuara

Është e vërtetë që Bibla e rekomandon beqarinë si një mënyrë jetese të dëshirueshme për disa. Megjithatë, Bibla nuk kërkon që shërbëtorët e krishterë të jenë beqarë. Apostulli Pjetër dhe burra të tjerë me përgjegjësi në kongregacionin e hershëm të krishterë ishin burra të martuar. (1 Korintasve 9:5; 1 Timoteut 3:2) Prandaj, beqaria e detyruar nuk ka bazë në Shkrime.​—BOT.

Besëtytni Si gjuhëtar duhet t’ju tërheq vëmendjen për një gabim në numrin e Zgjohuni! të 22 tetorit 1999 (anglisht). Në serinë «Besëtytnitë: Përse janë të rrezikshme?» ju tregonit se fjala gjermane gesundheit është një mënyrë për të thënë «Zoti të bekoftë» kur dikush teshtin. Përkthimi në anglisht i kësaj fjale është «shëndet».

K. K., Shtetet e Bashkuara

Nuk donim të nënkuptonim se «gesundheit» ishte përkthimi i saktë i shprehjes në anglisht. Kjo fjalë renditej bashkë me dy shprehje të tjera në gjuhë të huaj si «e ngjashme» për sa i përket përdorimit me shprehjen në anglisht «Zoti të bekoftë».​—BOT.

Fibrozë cistike Sapo kam përfunduar së lexuari artikullin «Të jetosh me fibrozë cistike». (22 tetor 1999, anglisht) Më preku mënyra se si e përballon Xhimi Garatziotis këtë sëmundje të tmerrshme. Çmueshmëria e tij për gruan e vet të dashur ishte, po ashtu, inkurajuese. Kuptoj se sa të shumta janë gjërat që i marrim si diçka të zakonshme​—deri edhe aftësia për të marrë frymë normalisht!

D. A., Angli

Unë nuk kam këtë problem, por vuaj nga atrezia e mushkërive dhe nga një difekt ndërbarkushor. Leximi i kësaj përvoje ishte diçka ngushëlluese për mua. Provoj po ato ndjenja si Xhimi, kur thotë se do të donte të ishte në gjendje të vraponte nëpër fusha të gjera, një dëshirë që shpresojmë ta realizojmë së shpejti në botën e re të premtuar nga Perëndia.

F. A., Itali

Danubi Dua t’ju falënderoj për artikullin e bukur «Sikur Danubi të mund të fliste!». (22 tetor 1999, anglisht) Kur isha e vogël, jetoja pranë burimit të Danubit dhe e doja atë. Si hidrologe, kam mundësi të eksploroj lumenjtë dhe mendoj se janë krijime veçanërisht të mahnitshme të Perëndisë.

D. O., Kroaci

Ju thoshit se Universiteti i Vienës, i themeluar në vitin 1365, është më antiku në botën gjermanishtfolëse. Nëse doni të thoni në ato vende ku gjermanishtja flitet sot​—Gjermani, Austri dhe pjesë të Zvicrës​—ky pohim është i saktë. Megjithatë, Universiteti më i vjetër gjermanishtfolës u themelua në vitin 1348 në Pragë, kryeqyteti i Republikës së sotme Çeke. Në atë kohë i përkiste Austrisë.

M. E., Gjermani

Në të vërtetë, Praga ishte kryeqyteti i Bohemisë. Ndonëse atje flitej si gjermanishtja, ashtu edhe çekishtja, gjuha zyrtare e universitetit ishte latinishtja.​—BOT.

Ndrojtja Faleminderit shumë për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Pse s’mund të jem më i shoqërueshëm?» (22 tetor 1999, anglisht) Ka qenë ushqim në kohën e duhur. Gjithë jetën kam pasur problemin që jam e ndrojtur. Jam 17 vjeçe dhe e kam të vështirë të takoj njerëz të panjohur e të shoqërohem me personat e rinj në mbledhjet e krishtere. Për shkak të kësaj, kam humbur shumë mundësi për t’u zgjeruar dhe për të gëzuar shoqërinë me vëllezërit e motrat. Artikulli juaj më ndihmoi të kuptoj se ndrojtja është diçka e zakonshme dhe se mund ta mposht.

B. H., Shtetet e Bashkuara