Gjendet ajo që kishte humbur
Gjendet ajo që kishte humbur
Vitin e kaluar, në Merilend, SHBA, një burrë refuzoi me mirësjellje revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Por e bija, një vajzë e re, pyeti nëse mund t’i merrte ajo dhe i ati pranoi. Ata të dy po pastronin makinën dhe mbeturinat i hidhnin në një kosh plehrash aty pranë. Nga meraku se mos revistat flakeshin tej, Dëshmitari që i kishte ofruar vendosi të kthehej më vonë dhe të kontrollonte në kosh.
Atje nuk kishte revista, por kishte një çantë dore dhe një kuletë. Menjëherë iu bë një vizitë gruas, adresa e së cilës u gjend në çantë. Ndërsa i afroheshin banesës së saj, dy Dëshmitarët që po bënin vizitën panë një mesogrua, e cila po çonte një kalë hamshor në stallë. Kur i dhanë gjërat e humbura, gruaja thirri: «Falë Zotit, çdo gjë me vlerë qenka këtu: pasaporta ime, blloku i çeqeve, kartat e kreditit dhe dokumentet e kalit.» Ajo tha se ia kishin vjedhur një natë më parë. Ishte vërtet një mbarësi që koshi i plehrave ishte kontrolluar, pasi edhe pak e do ta zbraznin.
Gruaja ofroi një shpërblim, por në vend që ta pranonin, dy Dëshmitarët që i kthyen çantën e kuletën i dhanë broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Për të shprehur vlerësimin e saj, gruaja mbushi një çek, që të përdorej për përhapjen e mëtejshme mbarëbotërore të këtyre botimeve të bazuara në Bibël. E qysh prej asaj kohe, ajo ka zhvilluar një interes të sinqertë për studimin e Biblës.
Nëse dëshironi të merrni falas një kopje të broshurës me 32 faqe Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, plotësoni kuponin shoqërues dhe postojeni atë në adresën e treguar mbi kupon ose në njërën prej adresave të përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.