Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Droga Seria «A po e pushton droga botën?» (nëntor 1999) përfshinte kërkime mjaft të kujdesshme. Punoj si mbikëqyrës i personave të liruar me kusht në një zonë ku ka shumë të rinj të droguar. Ky numër i revistës do t’i ndihmojë shumë veta të heqin dorë nga vesi i drogës.
J. T., Gjermani
Më inkurajoi shumë historia e Pedros dhe e gruas së tij, Anës. Për gjashtë vjet droga më shkatërroi jetën. Duke studiuar Biblën e duke u folur të tjerëve rreth asaj që po mësoj, kam fituar forcën frymore për t’u çliruar nga vesi i drogës.
D. J., Shtetet e Bashkuara
Kam 15 vjet që jap lëndën e edukatës shëndetësore në shkollë. Ky numër i revistës Zgjohuni! erdhi tamam në momentin e duhur, pasi tani po trajtojmë temën e alkoolit, drogës dhe ngarjes së makinës. Do t’i përdor patjetër informacionet e këtij numri.
Sh. J., Shtetet e Bashkuara
Arra e fildishit Kam lexuar çdo numër të revistës suaj që nga viti 1954 dhe më magjepsin pareshtur artikujt që përshkruajnë përdorimet e gjithanshme të gjërave që ka krijuar Jehovai. «Arra e fildishit: A mund t’i shpëtojë elefantët?» ishte një nga këta artikuj. (nëntor 1999) Faleminderit që na ndihmoni të çmojmë gjithnjë e më shumë mençurinë e mrekullueshme të Perëndisë tonë.
D. H., Shtetet e Bashkuara
Shtrigëria Faleminderit shumë për artikullin «Çfarë ka mbrapa shtrigërisë?» (nëntor 1999) Shumë njerëz i mendonin zakonisht shtrigat si të shëmtuara dhe plaka. Por lëvizja e Uikës po tërheq tani mjaft të rinj e të reja. Edhe vetë vajza ime filloi të interesohej rreth kësaj. Megjithatë, ajo kishte kërkuar një pajtim në Zgjohuni! dhe numri i parë që erdhi përmbante këtë artikull! Erdhi në kohën e duhur.
B. H., Shtetet e Bashkuara
Engjëjt Përgëzime për serinë e artikujve të shkruar me vërtetësi «Cila është e vërteta rreth engjëjve?» (22 nëntor 1999, anglisht) Më në fund dikush pati kurajën të shkruante një material me respekt, por pa dorashka për rreziqet që paraqesin bindjet e shtrembëruara rreth engjëjve. E çmova veçanërisht pikturën në faqen 9, që tregon se vetë engjëjt i hedhin poshtë lajkatimet dhe rëndësinë që u jepet sot.
J.L.A.H., Brazil
Peripeci shëndetësore Historia e familjes Major në artikullin «Mësuam të mbështetemi te Perëndia në vështirësi» (22 nëntor 1999, anglisht) më inkurajoi. Djali ynë kishte një sërë defektesh në zemër, që kërkonin operacione. Mjekët na thanë: ‘Djali juaj do të vdesë pa transfuzion gjaku.’ Mjekët, madje, na ndanë mua dhe tim shoq, për ta shtuar presionin që të miratonim një transfuzion gjaku. Por ashtu si familja Major, u lutëm për forcë e kurajë. Djali ynë i kaloi operacionet dhe tani është mirë. Ai ka shprehur dëshirën të pagëzohet si Dëshmitar i Jehovait.
B. K., Shtetet e Bashkuara
Im shoq u shtrua në spital, dhe mjekët më thanë se mund të qëndronte atje për muaj. Po sfilitesha duke u përpjekur të kujdesesha për tre fëmijë, ndërkohë që shkoja çdo ditë edhe për të parë tim shoq. Vëllezërit e krishterë dhe motrat e krishtere dolën se qenë tepër të çmuar në ndihmën që më dhanë për fëmijët. Tamam kur më dukej që s’mbaja dot më, im shoq u kthye në shtëpi. Kur lexova këtë artikull inkurajues, nuk munda t’i mbaja lotët e empatisë me gjithë zemër dhe të pikëllimit për gjithçka që ka kaluar familja Major. Sa e lumtur jam që u mbështetën kaq fort te Jehovai!
J. A., Shtetet e Bashkuara