Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një perandor i çuditshëm

Një perandor i çuditshëm

Një perandor i çuditshëm

MË I madhi i gjithë pinguinëve, pinguini perandor, është më shumë se një metër i gjatë dhe peshon deri në 40 kile. Kur pinguinët e tjerë drejtohen për në veri, që t’i shpëtojnë dimrit të egër e të errët të Antarktidës, pinguinët perandor drejtohen për në jug​—për në Antarktidë! Përse? Çuditërisht, për të çelur të vegjël.

Kur femra e pinguinit perandor shtron vezën, mashkulli e rrëmben me të shpejtë nga akulli dhe e vë mbi këmbët e tij. Pastaj e fut nën vete, në xhepin e ngrohjes së vezëve​—një palosje e lëkurës në pjesën e poshtme të barkut. Femra pas kësaj drejtohet për nga deti i hapur dhe ushqimi. Për 65 ditë, gjatë motit më të egër, mashkulli ngroh vezën, ndërsa mbahet me dhjamin e trupit të vet. Për të ruajtur ngrohtësinë e trupit teksa goditen nga stuhi dëbore që mund të arrijnë shpejtësinë 200 kilometra në orë, këta zogj mendjemprehtë mblidhen së bashku në grupe të mëdha, ku çdonjëri e bën me radhë për të qëndruar në anën e jashtme, me shpinë nga era.

Me një sinkronizim të pabesueshëm, veza çel tamam kur kthehet femra. Por, si e gjen ajo partnerin e saj mes mijëra të tjerëve me pamje të ngjashme? Me anë të një kënge. Në fillim të shoqërimit, çifti i këndonte njëri-tjetrit dhe e ngulitnin në kujtesë interpretimin e njëri-tjetrit. Kur femrat kthehen, meshkuj e femra këndojnë me gjithë zemër. Njerëzit do të pështjelloheshin krejtësisht nga kjo kakofoni, por pinguinët perandor i gjejnë shpejt partnerët e tyre. Pastaj, pasi e dorëzon me gjysmë zemre të voglin e porsaçelur, mashkulli, që gati po ngordh urie, ecën duke u tundur dhe rrëshqet me bark përmes afro 75 kilometrash akulli në kërkim të detit të hapur dhe ushqimit.

[Burimi i figurës në faqen 31]

Me mirësjelljen e Xhon R. Peiniger