Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kirurgji pa gjak: Një histori e suksesshme

Kirurgji pa gjak: Një histori e suksesshme

Kirurgji pa gjak: Një histori e suksesshme

Pas daljes së numrit të Zgjohuni! të janarit 2000 rreth çështjes së mjekësisë dhe kirurgjisë pa gjak, botuesit morën këtë letër inkurajuese.

«Ky numër i revistës Zgjohuni! na solli ndër mend kujtimet e një situate që kemi përballuar im shoq dhe unë me vajzën tonë, Zhanisën. Pak pas lindjes asaj iu diagnostikuan pesë defekte në zemër, më i rëndi nga të cilët ishte zhvendosja e arterieve të mëdha. * Meqë ishte e nevojshme të operohej, gjetëm një kirurg të zemrës pediatër në Bufalo, Nju-Jork, SHBA, i cili ishte i gatshëm të operonte pa gjak.

Në moshën katërmuajshe Zhanisa pati operacionin e parë​—një operacion me zemër të mbyllur, për t’i kufizuar pjesërisht rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Pesë muaj më pas, bëri një operacion të dytë​—kësaj here operacion me zemër të hapur, me synimin për ta drejtuar siç duhej rrjedhjen e gjakut. Që të dyja operacionet u kryen pa gjak dhe dolën me sukses të plotë!

Zhanisa tani është 17 vjeçe dhe gëzon shëndet shumë të mirë. U jemi mirënjohës atyre kirurgëve të guximshëm që janë të gatshëm të respektojnë qëndrimin tonë në lidhje me gjakun. Vërtet, ata janë siç i quani në numrin e janarit, ‘pionierë të mjekësisë’. Në përgjigje të pyetjes së ngritur në atë revistë: ‘A është kirurgjia pa gjak një alternativë e sigurt?’ ne mund të përgjigjemi me bindje se patjetër që po!»

[Shënimi]

^ par. 3 Në këtë gjendje, aorta dhe arteria mushkërore kanë shkëmbyer pozicion. Kështu, gjaku i pasur me oksigjen që duhet çuar në gjithë trupin shkon vetëm në mushkëri. Për një rast të ngjashëm flitej në numrin tonë të 8 prillit 1986, faqe 18-20, anglisht.

[Figura në faqen 31]

Pas operacioneve

[Figura në faqen 31]

Zhanisa dhe prindërit e saj sot