Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përse krizë morale?

Përse krizë morale?

Përse krizë morale?

TETORIN e kaluar, një shkrimtar në Loha, Ekuador, shprehu vlerësimin e tij për shërbimin e Dëshmitarëve të Jehovait. Ndër të tjera, vërejti:

«Një nga plagët më të këqija që po godasin njerëzimin është kriza morale . . . Duket se njerëzit kanë harruar të përmbushin Dhjetë Urdhërimet dhe kanë shpërfillur ndërgjegjen e tyre, dhe e gjithë kjo e bën të pamundur mirëkuptimin ndërmjet njerëzve. Në çdo vend dhe çdo ditë dëgjojmë për urrejtje, dhunë, krime, trafik të drogës, terrorizëm dhe për mungesë respekti ndaj dinjitetit njerëzor. . . .

Dëshmitarët e Jehovait, pa bujë, e kryejnë detyrën e tyre në mënyrë paqësore e të qetë, duke i vizituar fqinjët nga dera në derë, duke ofruar dy revistat e tyre të bukura, Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, në të cilat botohen artikuj shumë interesantë. Zgjohuni!, në veçanti, trajton një shumëllojshmëri çështjesh interesante me përmbajtje të pamohueshme shkencore dhe kulturore. E gjitha kjo është shkruar me një qartësi dhe saktësi të admirueshme.»

Kriza e sotme morale është e qartë, por, siç thuhet në faqen 4 të kësaj reviste, në pjesën «Përse botohet Zgjohuni!», kjo revistë «shkon përtej sipërfaqes dhe thekson domethënien e vërtetë prapa ngjarjeve të tashme». Broshura A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? përmend vuajtjet që kanë duruar njerëzit, por bën më shumë se kaq. Ajo tregon përse ekziston kriza morale, me pasojat e saj të tmerrshme. Ç’është më e rëndësishme, ajo zbulon se si do të vijë së shpejti lehtësimi.

Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure ngushëlluese me 32 faqe duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e dhënë ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.