Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 23. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)

1. Kur izraelitët u mundën në Ai për shkak të një dhunimi të udhëzimeve të Perëndisë në lidhje me Jerikonë dhe kur nuk doli askush të rrëfente fajin, si u zbulua ai që kishte mëkatuar? (Jozueu 7:14-21)

2. Përse Jehovai e bëri të vdesë Onanin, birin e Judës? (Zanafilla 38:7-10)

3. Kush mendoi se Ana e drejtë qe e dehur dhe e qortoi atë? (1 Samuelit 1:13, 14)

4. Përse Jezui tha se skribët do të ‘merrnin një gjykim më të ashpër’? (Luka 20:46, 47)

5. Kush i shkroi dy librat e Kronikave? (Nehemia 12:26)

6. Çfarë përdoret në mënyrë të figurshme në Bibël, që të paraqitet aftësia për të ushtruar forcën ose fuqinë? (Jeremia 32:17)

7. Çfarë fjale përdoret në Bibël për masën e tokës që mund të plugonin në një ditë një pendë qe? (1 Samuelit 14:14, BR)

8. Ku ndodhet Negevi? (Eksodi 38:9)

9. Egjiptianët, etiopasit dhe kananejtë janë pasardhës të cilit bir të Noes? (Zanafilla 10:6)

10. Në cilin muaj hënor përfundoi tempulli i Solomonit? (1 Mbretërve 6:38)

11. Cila bimë luajti një rol të rëndësishëm në betejën ku Davidi mundi filistenjtë, në rrafshinën e ulët të Refaimit? (2 Samuelit 5:24, BR)

12. Në ç’mënyrë të mëtejshme i korr viktimat e tij kalorësi i katërt i Zbulesës? (Zbulesa 6:8)

13. Përse nefilimët u quajtën «njerëzit e famshëm»? (Zanafilla 6:4, BR)

14. Me urdhrin e Jehovait, çfarë u bë në mënyrë që brezat e ardhshëm ta shihnin manën që hëngrën izraelitët në shkretëtirë? (Eksodi 16:32, 33)

15. Çfarë njihte Timoteu «që nga foshnjëria», të cilat do të ishin në gjendje ta bënin «të mençur për shpëtimin»? (2 Timoteut 3:15)

16. Kush i hoqi trupat e Saulit dhe të bijve të tij nga muri i Beth-Shanit, ku i kishin varur filistenjtë, dhe u bëri një varrim të respektueshëm? (1 Samuelit 31:11-13)

17. Në çfarë vendi Jezui thirri Pjetrin, Andrean, Jakovin dhe Gjonin që të ishin ithtarë të tij? (Mateu 4:18-22)

18. Cilit mbret të Asirisë i dha haraç Menahemi, mbret i Izraelit, me qëllim që ai ta linte të qetë Izraelin? (2 Mbretërve 15:19)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Jehovai e vuri kombin në provë, duke zgjedhur në fillim fisin, pastaj familjen, shtëpinë dhe më pas burrin e quajtur Akan

2. Duke mos iu bindur babait të tij dhe duke vepruar me lakmi, Onani u soll në mënyrë të atillë që të mos i linte trashëgimtar vëllait të vdekur, Erit

3. Kryeprifti Eli

4. Sepse këmbëngulnin në përpjekjet për të rënë në sy, ‘gllabëronin [me lakmi] shtëpitë e vejushave’ dhe shfaqnin shenjtëri të rreme me anë të lutjeve të gjata

5. Ezdra

6. Krahu

7. «Akër»

8. Në drejtim të jugut

9. Të Kamit

10. Bul

11. Baka

12. Me «plagë vdekjeprurëse»

13. Kjo nuk i referohet famës që kishin para Perëndisë, por tmerrit që përhapnin si njerëz brutalë dhe si tiranë

14. U mbush një enë me një omer manë dhe u vendos «para Zotit»

15. «Shkrimet e shenjta»

16. Disa burra trima nga Jabeshi i Galaadit

17. Në Detin e Galilesë

18. Pulit (Tiglath-pileserit III)