Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Shekulli i njëzetë Përgëzime për punën informative e arsimuese që po bëni. Si një korrespondent i çështjeve politike e ushtarake, jam gjithmonë kritik rreth artikujve që lexoj. Por artikulli «Shekulli i 20-të: Vite kritike ndryshimi» (dhjetor 1999), ishte më i miri. Ilustrimet e kapakut pasqyronin më së miri ngjarjet më domethënëse të këtij shekulli.

A. P., Angolë

Melatonina dhe depresioni Artikulli «Një natë e gjatë», në rubrikën «Një vështrim rreth botës» (8 mars 2000, anglisht), tërhoqi vëmendjen time. Punoj në një institut ku bëhen kërkime rreth melatoninës dhe me sa duket artikulli juaj ishte i pasaktë. Nëse melatonina shkakton depresionin e përkohshëm, faji i duhet hedhur jo aq mungesës së këtij hormoni, sesa sasisë së tepërt të tij.

X. Y., Francë

Sot, me sa duket, marrëdhënia e saktë midis melatoninës dhe depresionit të përkohshëm​—nëse ekziston një e tillë​—është e pakonfirmuar. Kohët e fundit, kërkuesit kanë sugjeruar se problemi mund të qëndrojë jo në nivelin e melatoninës, por në atë se sa mund ta ndërpresë ciklin e prodhimit të melatoninës mungesa e dritës. Pa dyshim, do të duhen më shumë kërkime përpara se të nxirren përfundime të qarta.​—BOT.

Gabim artistik? Isha në spital duke lexuar numrin e janarit 2000, me titull «Mjekësia dhe kirurgjia pa gjak: Gjithnjë e më e kërkuar», kur në dhomë hyri një kardiolog dhe një grup studentësh. Ai tha se shiriti i EKG-së (elektrokardiograma) që tregohet në kapak, ishte në drejtimin e kundërt.

J. T., Angli

Shiriti është paraqitur si një simbol artistik. Ai iu paraqit disa punonjësve të shëndetësisë para se të botohej; sidoqoftë, mendimi i përgjithshëm i personelit mjekësor që e ka parë vizatimin më pas është që ai është vizatuar pasaktësisht. Për këtë gabim kërkojmë të falur.​—BOT.

Lënia e duhanit Deri fare pak kohë më parë, isha i dhënë i tëri pas cigareve, marihuanës, alkoolit dhe kokainës. U përpoqa shumë herë për t’i lënë me forcat e mia, por pa sukses. Kjo vazhdoi derisa fillova të studioja Biblën me një Dëshmitar të Jehovait, kur fillova të kuptoja se vleja diçka. Me ndihmën e Jehovait nuk marr drogë ose nuk pi duhan që nga muaji janar. Simptomat e lënies ishin të dhimbshme. Që prej janarit, nuk kam pasur gjumë të qetë gjatë natës. Numri i marsit 2000, me serinë e artikujve «Si mund ta lini duhanin?», më ndihmoi të kuptoja se gjumi im i vështirë është një simptomë e lënies dhe se nuk jam duke pësuar çrregullime. Ju falënderoj shumë.

D. M., Shtetet e Bashkuara

Kur lexova përshkrimin tuaj për lënien e nikotinës, më erdhi ndër mend ajo që kam kaluar. Në fillim nuk mund të mendoja për gjë tjetër, veçse për cigaret. Dalëngadalë, kaluan ditë, pastaj javë dhe më pas muaj pa më shkuar mendja te cigaret. Jehovai përfundimisht më ndihmoi, pasi u zotova se nuk do të pija më kurrë duhan. Kjo ndodhi 20 vjet më parë, dhe në fakt, nuk kam pirë më kurrë duhan.

D. A., Itali

Fluturat Ju faleminderit shumë për botimin e artikullit «Kur dashuria është e verbër», që fliste rreth fluturës-perandor (mars 2000). Unë gjeta një të tillë në oborrin tim. Kur afër saj erdhi një flutur tjetër, u bëra një fotografi e cila u shfaq në televizionin lokal. E vlerësoj thellë punën dhe kërkimet e vështira që nevojitet për të bërë revistat.

I. K., Shtetet e Bashkuara

El Ninjo Dëshiroj t’ju falënderoj për artikullin informativ «Çfarë është El Ninjo?» (mars 2000) Për të qenë e sinqertë, në vitin 1998 kisha dëgjuar kudo të flitej për El Ninjon dhe nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Dhe ja, shpjegimi m’u dha pikërisht në derën e shtëpisë sime! Artikulli juaj ishte i shkurtër, por shumë informativ.

U. N., Shtetet e Bashkuara