Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Revistat tuaja më kanë bërë për vete»

«Revistat tuaja më kanë bërë për vete»

«Revistat tuaja më kanë bërë për vete»

Një letër, që mori kohët e fundit zyra e degës së Watch Tower Society në Gjermani, pjesërisht thoshte:

«Duhet ta pranoj se revistat tuaja më kanë bërë për vete. Çdo vit përsëritet e njëjta gjë. Pikërisht para se të nisem me pushime vendos të marr me vete dy numrat e fundit për t’i lexuar në plazh. Është një vendim i prerë!

Por, sapo i marr në dorë fillon i njëjti problem. Mjafton vetëm një shikim i shpejtë në përmbajtje dhe uaa, një jetëshkrim. Epo mirë, mbase lexoj pak sa për të hapur oreksin, por jo më shumë. Oh, por, artikulli tjetër duket tepër interesant. Tani mjaft! Revistat më duhen për t’i lexuar gjatë pushimit. Oh, epo mirë, po lexoj edhe vetëm një artikull dhe ja, argumentet e rubrikës «Një vështrim rreth botës» janë gjithmonë kaq informativë! Përfundimisht, siç mund ta merrni me mend, në kohën kur mbërrij në plazh, nuk ka mbetur as edhe një artikull i vetëm pa u lexuar.»

Që revista Zgjohuni! të tërheq shumë tregohet nga fakti se çdo numër shtypet në rreth 20.300.000 kopje në 82 gjuhë. Lexuesit e pëlqejnë këndvështrimin e saj pozitiv. Shënimi «Përse botohet Zgjohuni!», që gjendet në çdo numër të saj, shpjegon se «kjo revistë ndërton besimin në premtimin e Krijuesit për një botë të re paqësore dhe të sigurt».

Megjithatë, shumë veta pyesin, ‘Përse i ka lejuar Perëndia vuajtjet për kaq shumë kohë?’ Kësaj pyetjeje i jepet përgjigje në broshurën A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Mund ta kërkosh atë duke plotësuar dhe duke postuar kuponin e mëposhtëm në adresat e treguara aty ose në një nga adresat e përshtatshme të renditura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

□ Ju lutem, vihuni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë.