Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Këshilla të kohës» për çdo njeri

«Këshilla të kohës» për çdo njeri

«Këshilla të kohës» për çdo njeri

«MË ISHIN mbushur sytë me lot nga këshillat aq të shëndetshme e aq të kohës,—shkroi një lexuese e librit Sekreti i lumturisë familjare.—Jam me të vërtetë e prekur dhe më ka rrëmbyer trajtimi me hollësi dhe i ndjeshëm, që i bën ky libër (në parim) çdo situate të vështirë që mund të zhvillohet në familje . . . . U ndala pikërisht në mes të kapitullit 8 për t’ju shkruar. Nuk mund të prisja më gjatë.»

Kjo lexuese, nga Karolina e Veriut në SHBA, që shfaq çmueshmëri, shtoi: «Lutem që familja ime, si edhe shumë familje të tjera në të gjithë botën, t’i kushtojnë një vëmendje shumë të madhe gjërave që përmban ky libër.»

Miliona persona në mbarë tokën kanë përfituar nga ky botim me 192 faqe. Në libër ka diçka për çdo anëtar të familjes—për burrin, gruan, prindërit, fëmijët dhe gjyshërit. Ndër kapitujt e tij edukativë, janë: «Stërvitini fëmijët që në foshnjëri», «Ndihmojini adoleshentët të rriten të mbarë», «Mbroni familjen tuaj nga ndikimet shkatërrimtare» dhe «Mbani paqen në shtëpinë tuaj».

Për të marrë edhe ju një kopje të tij, ju lutemi të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta dërgoni atë në adresën e treguar në kupon ose në ndonjë nga adresat e përshtatshme të renditura në faqen 5 të kësaj reviste. Do të merrni sugjerime specifike që mund t’ju ndihmojnë për të zgjidhur problemet dhe për ta bërë jetën familjare aq të kënaqshme siç e kishte qëllim edhe Krijuesi.

□ Më dërgoni një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.